Çështja “McGonigal”, NYT: Nuk punonte për oligarkun rus kur ishte në FBI

vovalbania January 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzohet për pastrim parash dhe bashkëpunim me oligarkë rus, arrestohet ish-shefi i FBI-së!

Në një artikull kushtuar çështjes ndaj Charles Mcgonigal, “New York Times” shkruan se “nuk ka asnjë tregues në aktakuzën e Manhattan-it që McGonigal punonte për Deripaska, ndërsa ishte ende i punësuar në FBI.

Megjithatë, rasti, dhe një padi paralele në Uashington që e akuzoi McGonigal për marrjen e të paktën 225,000 dollarëve pagesa sekrete nga një ish-punonjës i një shërbimi inteligjent shqiptar ndërsa ishte ende në agjenci, ka ngritur pikëpyetje se sa i kompromentuar mund të ketë qenë ai.

Në këtë artikull, po ashtu, New York Times, thekson se FBI është përpjekur të rekrutojë miliarderin Oleg Deripaska, në vitin 2014, por rreth një dekadë më vonë, Deparska ktheu rezultatin në favor të tij duke rekrutuar një nga agjentët kryesorë të byrosë, pikërisht kur doli në pension, për të kryer një punë që sipas tyre shkelte sanksionet e SHBA.

Ndaj Mcgonigal në SHBA ka nisur një proces gjyqësor për këtë çështje. Ndërkohë, në Shqipëri opozita ngre pretendime se Rama ka tentuar asgjësonte opozitën nëpërmjet korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së dhe kërkon një hetim edhe në vendin tonë në bashkëpunim me drejtësinë amerikane. Vetë kryeministri Rama ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar lojëra politike.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE