Bora Zemani flet për moderimin e BBV: “Top Channel më ka besuar shumë, ndaj…”

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani flet për moderimin e BBV: “Top Channel më ka besuar shumë, ndaj…”

Tema se kujt do i përkasë moderimi i sezonit të tretë të “Big Brother VIP” është kthyer në një nga temat që po ngjall shumë kuriozitet.

Pasi u tha se këtë vit nuk do të jetë Arbana Osmani në prezantim, u përfolën dy emra të tjerë për ta zëvendësuar, Ledion Liço dhe Bora Zemani.

Teksa Ledioni ka vendosur të heshtë, Bora është ngacmuar disa herë në daljet televizive.

Së fundmi ajo ka qenë pjesë e “Më lër të flas”, ku sërish është pyetur nëse do të jetë ajo moderatore e BBV.

Bora vendosi mos të kthente një përgjigje të drejtpërdrejtë, ama la të kuptohej se Top Channel i ka besuar tashmë shumë gjëra, duke filluar që nga moderimi i një programi të madh si “Dancing with the stars”, deri tek promovimi që iu bë filmit të saj dhe Donaldit, “5 Herë Jo”.

Ajo shtoi se ‘Top Channel’ nuk t’i beson kollaj programet, ndaj dhe përsa i përket fjalëve që qarkullojnë për rolin e saj si prezantuese e BBV, ajo u shpreh se ‘duhet ta merrni më qetë’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE