Gjyqi për inceneratorët, shtyhet seanca/Nuk ishin njoftuar gjithë të akuzuarit!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjyqi për inceneratorët, shtyhet seanca/Nuk ishin njoftuar gjithë të akuzuarit!

Nëse ka diçka që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ende nuk e ka humbur në paraburgim është durimi për të përshëndetur policët e burgjeve sa herë që ata e presin dhe e përcjellin në dyert e Gjykatës Antikorrupsion.

Por, edhe seanca e radhës ndaj tij e 19 të akuzuarve të tjerë për inceneratorin e Fierit nuk pati një finale. Gjykata nuk arriti dot të shprehet për gjyqin paraprak, nëse do ta kalojë apo jo në shqyrtim themeli apo do ia kthejë pas aktet SPAK-ut që këmbëngul për një aferë 4 milion euro.

Pa mundur dot të dëgjojë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja paraprake arriti deri te apeli i palëve, ku u kuptua gjatë seancës me dyer të mbyllura se 7 shoqëri të akuzuara nuk janë njoftuar ende. Kjo pasi nuk janë gjetur adresat e tyre. E njëjta procedurë duhet ezauruar edhe për italianin Giuseppe Ciafalone, i kërkuar në këtë procedim, por që duhet njoftuar sipas ligjit se ndaj tij ka nisur një hetim që e lidh atë me inceneratorin e Fierit.

Deri tani, për të dyja dosjet e inceneratorëve, funksionarët më të lartë të dorëzuar nën akuzë janë Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit dhe Alqi Bllako ish-deputet e ish-Sekretar i Përgjithshëm i këtij dikasteri. Ndaj tyre rëndojnë akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Avokati Ilir Murataj tha:

Procesi penal u shty për në datën 15 shkurt sepse nuk janë njoftuar palët.

Në Gjykatën e Posaçme, nesër do të shqyrtohet nga gjyqtari paraprak dosja tjetër, ajo e Elbasanit me dhjetë të pandehur. Ndërkaq, SPAK-u thotë se po heton katër ministri, mes tyre edhe dikasterin e Financave.

Pikërisht ky hetim në  Ministrinë e Financave është kthyer në kartën më të fortë të avokatëve pasi rezulton se ende nuk është thirrur Arben Ahmetaj, emri i të cilit u ekspozua nga akt-ekspertizat si zyrtari që u pagua nga i akuzuari Klodian Zoto për udhëtime luksoze jashtë vendit. Por, Prokuroria e Posaçme këmbëngul se po e heton rolin e Ahmetajt, ndonëse jo zyrtarisht shtohet se emri i tij nuk rezulton i regjistruar si i proceduar apo person nën hetim./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE