Pas eleminimit të papritur nga “BBV2”, reagon për herë të parë Efi!

vovalbania February 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas eleminimit të papritur nga “BBV2”, reagon për herë të parë Efi!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pas zhvillimit të lojës së inteligjencës pak ditë më parë në shtëpi ku fituese u shpall Deamishel, Vëllai i Madh kishte dërguar një zarf të kuq për të. Teksa ndodhej në “Dhomën e Surprizave” dhe lexoi zafrin, Deamishel çoi në një nominim direkt tre banorë. Ata ishin Luizi, Kiara dhe Efi. Pas votimit nga publiku ishte Efi banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri edhe pse shikohej si një lojtare e fortë.

Kur doli nga shtëpia pas përfundimit të spektaklit, në një InstaStory të postuar nga ish-banori, Ronaldo Sharka Efi shprehet me shaka se duhet të ishte finaliste por ashtu ndodhi një keqkuptim.

Efi: Unë duhet të isha finaliste por ashtu ndodhi një keqkuptim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48621 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE