“Më jep ti Tean ta nxjerr jashtë, edhe të jap Maestron”/ Luizi bën ‘pazare’ me Oltën, çfarë pritet të ndodhë sot

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nami në Big Brother! Olta e akuzoi se është i varur nga droga, Luizi i nxjerr gishtin e mesit (Video)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” flitet herë pas here për nominimet, edhe pse është e ndaluar. Por jo vetëm kaq, pasi banorët japin edhe mendimet e tyre se kush mund të eliminohet apo kë duan të nxjerrin jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme Luiz Ejlli ka bërë ‘pazar’ me Olta Gixharin për banorët që duan t’i nxjerrin jashtë. Teksa ndodheshin në lavenderi, këngëtari i thotë aktores:

“E do Maestron jashtë? Edhe unë e dua jashtë. Më jep ti Tean mua ta nxjerr jashtë, edhe të jap Maestron, është shumë e thjeshtë. Edhe shpëtojmë”.

Nga ana tjetër Olta i përgjigjet: “Më çmende ti”.

Në ato momente shkon dhe Amos Muji Zaharia dhe Luizi thotë: “Ja ku e ke, pyet edhe Amos. I them e do Maestron jashtë? Edhe unë e dua jashtë. Ma jep Tean ta nxjerr jashtë njëherë, unë të jap Maestron në pjatë”.

Këtu ndërhyn Kristi, i cili thotë: “Po Tean aty e ke” dhe këngëtari i njohur i thotë: “Jo, nuk është gati. E çoi kjo prej gjumi duke e përkëdhelur. Nuk nominohet prej grupit”.

“Nuk e kam në grup Tean unë”, tha Olta dhe Ejlli i përgjigjet: “Ma jep Tean, ta jap Maestron në pjatë. Veç dy fjalë i them unë atij dhe e humbi ai. Ti fut e bjer”.

Por Olta duket se është e bindur se e nxjerr vetë Maestron nga shtëpia e “Big Brother VIP2”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48570 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE