Konfirmohet mesazhi i Kejvinës, modelja i dërgon dron Luizit. Olta reagon ashpër

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet mesazhi i Kejvinës, modelja i dërgon dron Luizit. Olta reagon ashpër

Janë të pafund dronët që Luiz Ejlli ka marrë që pas hyrjes së tij në Big Brother Vip”, nga mbështetësit e tij.

Ndërsa ditën e sotme Luizi është surprizuar nga një dron nga Kejvina Kthella. Mbi shtëpi sot ka fluturuar një dron me një banderolë ku shfaqeshin në një foto Luizi dhe Kejvina mbi të cilin shkruhej: “Të dua dhe ti e di.”

Kjo është konfirmuar edhe nga motra e modeles. Por sipas Oltës droni nuk është dërguar nga Kejvina.

“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxore nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,”-i tha Olta.

Luizi tha se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea. “Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE