Zelensky në Bruksel: Ruani të njëjtin kurs për furnizimet me armë e municione!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky në Bruksel: Ruani të njëjtin kurs për furnizimet me armë e municione!

Fjalimin në Parlamentin Europian, presidenti ukrainas Zelensky e nisi me thirrjen Lavdi Ukrainës, ndërsa më tej falënderoi Bashkimin Europian për mbështetjen ndaj popullit ukrainas dhe sanksioneve kundër Rusisë. Po ashtu, Zelensky e falënderoi Unionin për furnizimet jetike ndaj Ukrainës, ndërsa i kërkon të ruajë të njëjtin “kurs”.

Eshtë e rëndësishme, jo vetëm për shtetet e Europës, jo vetëm për komunitetet dhe shoqëritë e Europës. Pavarësisht se kush jemi, ne gjithmonë luftojmë kundër mosrespektimit. Parakushti i ëndrrave tona për fëmijët dhe nipërit tanë është paqja dhe siguria. Asnjëra nuk do të jetë e garantuar nëse ne nuk e kapërcejmë forcën anti-europiane që po përpiqet të na vjedhë të gjithëve Europën tonë.

Presidenti deklaroi se Rusia nuk po sulmon vetëm ukrainasit, por mënyrën europiane të jetesës. Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane përmes luftës totale.

Të gjithë ne e shijojmë këtë histori të përbashkët europiane, Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane përmes luftës totale. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Putin është një diktator që përdor armët sovjetike dhe nga regjimet diktatoriale për të arritur qëllimin e tij.

Zelensky falënderoi liderët e mbledhur për mbështetjen e tyre parimore dhe energjike që nga fillimi i luftës e vlerësoi atë që “Europa moderne, një Europë paqësore, i jep botës”.

Mënyra europiane e jetesës, standardi europian i jetës, rregullat europiane të jetës, sundimi i ligjit.

Pasi mbërriti në Bruksel, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky takoi kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Me presidentin francez Emmanuel Macron, Zelensky udhëtoi nga Parisi, në kuadër të një turneu diplomatik të paparalajmëruar në kryeqytetet europiane e që synon të bindë Perëndimin të dërgojë më shumë armë dhe mbështetje ushtarake për të kundërshtuar një ofensivë të pritshme pranverore ruse.

Dje, Zelensky bëri një vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar, në udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus i Ukrainës gati një vit më parë.

Në një fjalim para ligjvënësve britanikë, Zelensky përsëriti thirrjen e tij të vazhdueshme për më shumë armatime të rënda, duke përfshirë avionë luftarakë. Zelensky i dorëzoi Kryetares së Dhomës së Komunave, Lindsay Hoyle, helmetën e një piloti luftarak ukrainas, me mesazhin:

Ne kemi liri. Na jep krahë për ta mbrojtur atë!

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE