Aktorja e njohur Cansu Dere rezulton e zhdukur, dyshohet se ka ndërruar jetë nga tërmeti në Turqi!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Cansu Dere rezulton e zhdukur, dyshohet se ka ndërruar jetë nga tërmeti në Turqi!

Së fundmi thuhet se aktorja e njohur turke Cansu Dere ka ndërruar jetë nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi. Një video është bërë virale në TikTok dhe po tërheq vëmendjen e përdoruesve të rrjetit teksa dëgjohet se konfirmohet vdekja e aktores 42-vjeçare. Megjithatë, nuk ka asnjë deklaratë apo informacion të tillë që thotë se Dere është e vdekur apo e zhdukur. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim. Cansu Dere është një aktore që ka qenë pjesë në disa telenovela shumë të ndjekura edhe në vendin tonë.

Ndërkaq, janë afërisht 22 mijë viktimat e tërmetit të magnitudës 7.8 të shkallës Rihter që në fillim të javës gjunjëzoi pjesën mes Turqisë e Sirisë, duke mbjellë shkatërrim e atë që presidenti Erdogan e përshkroi si “katastrofa e shekullit”. Më shumë se 18 mijë e 300 persona konfirmohen të kenë humbur jetën në Turqi e mbi 3 mijë e 300 në Siri. Më tepër se 80 mijë vetë kanë mbetur të lënduar.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje, ndërsa mbrojtjes civile turke i janë bashkuar specialistë nga 56 vende, mes tyre nga Shqipëria. Pas 94 orësh, një 17-vjeçar u nxor i gjallë nga gërmadhat në qytetin Gaziantep të Turqisë. Në qytetin jugor Diyarbakir, 101 orë pas tërmetit shkatërrues, të karakterizuar si katastrofa e shekullit, një nënë dhe djali i saj u shpëtuan nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit në lagjen Baglar të Diyarbakirit, nxorën nga gërmadhat 32-vjeçaren Sebahat Varli dhe 10-vjeçarin Serhat. Që të dy u dërguan në spital.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50335 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE