Arrestohet australiani, kishte shumë gra…

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet australiani, kishte shumë gra…

Një burrë është arrestuar në Perth të Australisë nën akuzën se kishte shumë gra, ose siç njihet ndryshe për bigami. 48-vjeçari akuzohet se ishte ndarë, por jo divorcuar nga gruaja e tij e parë në momentin kur u martua me një tjetër në korrik të vitit 2020. Ai dyshohet se ka gënjyer dhe bashkëshorten e tij të dytë duke mos i treguar për martesën e mëparshme, për të cilën i kishte thënë se nuk ishte i celebruar zyrtarisht.

Gary Henry White gati ishte të martohej me një grua të tretë vitin e kaluar pasi u nda dhe nga gruaja e dytë. Policia Federale në Australi nisi hetimet për burrin pasi gruaja e parë që jetonte në lindje, kontaktoi në rrjetet sociale me gruan e dytë dhe i tregoi për dokumentet e martesës.

Ata pretendojnë se martesa e dytë konsiderohet e pavlefshme në Australi, pasi burri ishte ende i celebruar zyrtarisht me gruan e parë. Burri tashmë do të duhet të përballet me akuzën e deklarimit të rremë në dokumentet zyrtare për martesën e dytë dhe të tretë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48530 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE