‘Fati’ i Partisë Demokratike? Gjykata e Apelit vendos për vulën më 3 mars!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Fati’  i Partisë Demokratike? Gjykata e Apelit vendos për vulën më 3 mars!

3 Marsi do të jetë dita kur do të vendoset fati i Partisë Demokratike, kur besohet se do të shuhen njëherë e mirë debatet mes dy grupeve të krijuara brenda partisë.

Gjykata e Apelit, me anë të një njoftimi ka bërë me dije se me  3 shkurt do të shqyrtohet çështja për të caktuar se kujt i përket partia opozitare, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

Ky vendim do të merret tre ditë para afatit të regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore.

Njoftimi i Gjykatës:

Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh interesimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:
Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.
Ju faleminderit!

Grupimi i Alibeaj ka në dorë vulën dhe logon e partisë, por me struktura  inekzistente prej më shumë se 1  viti, ndërsa Sali Berisha ka rithemeluar partinë por rrezikon të dalë jashtë zyrës së kryetarit nga një vendim të gjykatës së Apelit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE