Kriza në Moldavi, kryeministrja Gavrilita jep dorëheqjen!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kriza në Moldavi, kryeministrja Gavrilita jep dorëheqjen!

Jep dorëheqjen kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, e cila në krye të qeverisë qëndroi vetëm një vit e gjysmë. Automatikisht, kjo çoi në dorëheqjen e të gjithë kabinetit qeverisës. Moldavia, një nga vendet më të varfëra të Europës po përballet me krizë energjetike, ekonomike dhe sigurie të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës fqinje.

Menjëherë pas vendimit, presidentja Maia Sandu, deklaroi se do të zhvillojë konsultime me partitë parlamentare dhe më pas do të propozojë një kandidat për postin e kryeministrit. Pasi ta bëjë këtë, kandidati ka 14 ditë për t’i propozuar Parlamentit formimin e një qeverie të re.

Gavrilita vuri në dukje se gjatë 18 muajve në detyrë, qeverisi vendin në një krizë të vazhdueshme.

Pavarësisht krizave të shumta me të cilat është përballur vendi, progresi ynë u vlerësua shumë nga Bashkimi Europian. Nëse qeveria do të kishte të njëjtën mbështetje nga vendi, siç e ka nga BE-ja, do të kishim mundur të ecnim përpara me reformat më shpejt. Po largohem me zemër të qetë.

“Qeveri e krizave”

Qeveria e Gavrilițas u thirr “qeveri e krizave” që në fillim, pasi u përball me një rritje dramatike të çmimeve të gazit rus që në tetor të vitit 2021, por edhe me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës e që filloi më 24 shkurt 2022. Analistët komentuan:

Qeveria e saj arriti suksese të paplanifikuara, duke ia dalë ta mbajë Republikën e Moldavisë në këmbë pavarësisht krizave të paprecedenta dhe mundi ta afrojë me Bashkimin Europian, por, në çështjet e planifikuara, sukseset janë më të vogla e të pasigurta.

Më 3 mars 2022, Natalia Gavrilița, së bashku me presidenten Sandu dhe kryeparlamentarin Igor Grosu, nënshkruan aplikimin për anëtarësimin e Republikës së Moldavisë në Bashkimin Europian. Disa muaj më vonë u shndërrua në një vendim të liderëve europianë, me të cilin Republika Moldavia mori statusin e vendit kandidat pas anëtarësimit. Por, reformat pro-europiane të rekomanduara nga Komisioni Europian kanë ecur me vështirësi në vend.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE