“Nënvlerësova formatin”, Bjordi Mezini tregon se çfarë penalizoi lojën e tij në “Big Brother VIP”!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nënvlerësova formatin”, Bjordi Mezini tregon se çfarë penalizoi lojën e tij në “Big Brother VIP”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga banorët që u largua së fundmi nga shtëpia e “Big Brother VIP” ishte Bjordi Mezini. Që në fillim të hyrjes së tij, Bjordi ka marrë vëmendjen e të gjithëve për rikthimin e tij epik në këtë format. I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ai na foli më shumë për këtë eksperiencë të tij dhe jo vetëm.

Si erdhi ftesa fillimisht për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”?

Më erdhi një ftesë që në fillim u refuzua sepse nuk kisha kohë dhe nuk isha në mindset-in e duhur për atë përvojë. Pastaj fillova të pyes disa njerëz të afërt duke i testuar. Shihja një dritë tek sytë e tyre dhe kishte një tendencë të mirë tek ata.

Si ishte kjo eksperiencë për të?

Ishte një ‘master class’ për të mprehur mendjen. Po flija gjumë, u futa aty brenda dhe zgjova disa neurone që po flinin. Kjo është pjesa e mirë. Përballja konstante me njerëz të ndryshëm, që kanë një qasje të ndryshme nga dinamikat, të bën të zgjohesh.

U bëre pishman që hyre aty brenda?

Jo, por nënvlerësova formatin. Nuk vlerësova lojën, presionin e lojës. Kur hyra unë, ishte Luizi që kishte dalë nga shtëpia për të bërë analizat. Kur Luizi u kthye ndryshoi komplet loja. Nuk po e kuptonim aty brenda impaktin që do kishte. Kur ai u rikthye dhe pamë që loja e tij u mbështet shumë, ne u fikëm pak. Kur pashë që loja kishte marrë një drejtim të vështirë për mua, mendoja ‘a do ia vlejë gjithë kjo energjia, a kam fuqi?’ Pata disa momente dobësie. Një mënyrë për ta testuar isha të vija veten në test, nëse do kaloja atë nominim ishte një shenjë për mua që po ia vlen. Nëse jo ishte e kotë.

Kjo ishte dhe arsyeja pse vendosi t’ia jepte Diolës imunitetin?

Ka disa arsye pse ia dhashë. Instinkti i parë ishte që të prishja lojën e Luizit. Instinkti i dytë ishte për të parë një mundësi për të testuar nominimin. Nuk jam pishman. Jam shumë i lumtur që pata këtë intuitë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE