Rama: Hetimi i sulmit mbi spitalin në Gaza dhe dënimi i autorëve, detyrim ndaj njerëzimit!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Hetimi i sulmit mbi spitalin në Gaza dhe dënimi i autorëve, detyrim ndaj njerëzimit!

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën.

Referuar ligjeve ndërkombëtare po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken, vuri në dukje shefi i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Rama theksoi se “nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve e të ekipeve mjekësore”.

Rama shtoi:

Deklarata e kryeministrit Netanyahu se kjo masakër u krye nga vetë Hamasi është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese.

Prandaj, të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit.

Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit, por kjo nuk mjafton as për t’i mbyllur sytë përballë pamjeve rrënqethëse të gërmadhave të spitalit të bombarduar dhe as për t’u mjaftuar me deklaratën shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit.

Në këtë luftë, Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është e përcaktuar në anën e Izraelit të goditur barbarisht nga mizoria e terroristëve të Hamasit.

Por, bota demokratike duhet të jetë po ashtu garante e së vërtetës për qindra e qindra viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza. Prandaj hetimi i fakteve për nxjerrjen e autorëve të kësaj vrasjeje masive dhe dënimi pa asnjë ekuivok i tyre është përgjegjësi e padiskutueshme e detyrim i pashmangshëm i botës demokratike ndaj mbarë njerëzimit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i cilësoi “shkatërruese” pasojat e shpërthimit në një spital në qytetin e Gazës e ku raportohet se kanë gjetur vdekjen qindra persona. Shumica e tyre merrnin mjekim për shkak të plagëve nga sulmet në vijim të luftës Izrael-Hamas. Në një postim në platformën X, Osmani shkruan:

Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët që gjithmonë e pësojnë më së shumti në çdo konflikt.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE