Çfarë ndodhi mbrëmë mes Oltës dhe Kristit? Aktorja: Je idiot, më vë në pozitë shumë të vështirë

vovalbania February 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi mbrëmë mes Oltës dhe Kristit? Aktorja: Je idiot, më vë në pozitë shumë të vështirë

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip” u zhvillua “Cabaret Night”, ku banorët interpretuan dhe kënduan para njëri-tjetrit.

Në performancën e tij me Valbona Memën, Krist Aliaj ishte veshur me veshje popullore, të cilat pas shfaqjes e ndihmoi Olta Gixhari ta hiqte. Ishte vetë Kristi që i kërkoi ndihmë aktores. Ndërkohë që po e ndihmonte, ai e “akuzoi” Oltën se e kishte gërvishtur te krahu.

Duket se kjo ‘akuzë’ nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila i ka thënë Kristit se ‘po luan shumë keq me të’ dhe se ‘është e shëmtuar’.

Pjesë nga biseda:

Olta: Ça ka për të qeshur njëherë, se kuptoj

Kristi: Asgjë

Olta: Pse qesh?

Kristi: Kot

Olta: Je idiot. Mos e nis kaq ashpër lojën me mua, jo kaq ashpër. Mos manipulo, të paktën mos manipulo.

Kristi: Ashpër?

Olta: Po

Kristi: Ok, më fal

Olta: Nuk ke nevojë të kërkosh falje

Kristi: Ça bëra që nuk të pëlqeu?

Olta: Mos shpif, kaq

Kristi: Ça shpifa? Humor

Olta: Pse e thua?

Kristi: S’do e them më, dakord. Ta mbyllim?

Olta: E kemi të mbyllur

Kristi: E kemi të mbyllur, po ta mbyllim edhe njëherë

Olta: Pse e thua një gjë që nuk ka ndodhur?

Kristi: Çfarë nuk ka ndodhur

Olta: Atë gjënë aty nuk ta bëra unë

Kristi: Nuk e bëre ti, e bëri një tjetër

Olta: Je manipulues, je bërë si Luizi manipulues

Kristi: Luizi nuk është manipulues, është mashtrues. Ti ishe aty dhe të thashë ma hiq këmishën të lutem, se unë nuk e heq dot

Olta: Po dhe unë të ndihmova

Kristi: Duke e hequr më gërvishte, ça problemi ka?

Olta: Ti pse më akuzove pastaj se të gërvishta

Kristi: Po se ti duke e tërhequr shumë më gërvishte

Olta: Po, por nuk e shite kështu. E shite sikur e bëra për kastile dhe fshehurazi. E kjo nuk më pëlqeu fare

Kristi: Ashtu e kuptove ti

Olta: Më vë në pozitë shumë të vështirë

Kristi: Po e keqpërdor edhe këtë

Olta: Jo, e ke gabim shumë, mua mos më vë në pozita të tilla

Kristi: Po e keqpërdor edhe këtë

Olta: Jo, ti po e keqpërdor

Kristi: Ti e di shumë mirë se atë e bëre pa dashje. Edhe e shit sikur unë them e bëre me dashje

Olta: Unë e di se e bëra pa dashje. Mos më fut mua në probleme të tilla se nuk kam mustaqe të futem në probleme të tilla

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE