“Prehen nga vetë dora ime…”, Don Xhoni vjen me një mesazh të rëndësishëm!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Prehen nga vetë dora ime…”, Don Xhoni vjen me një mesazh të rëndësishëm!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Shpesh herë Don Xhoni poston në rrjete sociale reagimet e tij duke u kundërpërgjigjur fjalëve që qarkullojnë apo ‘thumbave’ të artistëve të tjerë në lidhje me projektet e tij muzikore ama së fundmi duket se ka qenë një tjetër temë. Vetëm pak më parë Don Xhoni ka shprehur disa fjalë për ekipin e tij të punës duke i quajtur njerëz besnikë të tij dhe se mes tyre nuk ka asnjë tradhtar.

Në ekipin tim nuk ka tradhtarë, ata që tradhtojnë prehen nga vetë dora ime. Kjo është arsyeja pse unë qesh gjithmonë

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët më të mira që tregojnë afrimitetin mes tyre. Dyshja tanimë janë nën menaxhimin e Denis Avdiut dhe ky i fundit ka ndarë me ndjekësit një foto të dy artistëve dhe krahas ka shkruar: “Industria”.

Mos ndoshta menaxheri i tyre sapo na paralajmëroi për një duet mes djemve?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE