Berisha: Protesta te parlamenti, për t’i dalë zot votës tuaj! !

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha: Protesta te parlamenti, për t’i dalë zot votës tuaj! !

Sali Berisha e cilëson “madhështore” protestën që mbajti dje në kryeqytet që e konsideron si hapje të revolucionit demokratik. Në një takim  me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar të tjerë thotë se protestat nuk do të ndalen.Berisha nuk kurseu ironinë për mazhorancën për mënyrën se si e interpretuan ‘revolucionin’ e opozitës që sipas ish kryeministrit do të jetë vetëm paqësor.

“Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria. Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta. Treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cenuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të saj.

Protesta te parlamenti është për t’i dalë zot votës tuaj. Kam besim të madh se revolucioni ynë s’do njohë të ndalur”, tha Berisha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE