Superiorja, sot supersfida Tirana-Vllaznia!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Superiorja, sot supersfida Tirana-Vllaznia!

Sot në orën 16:00, Tirana pret Vllazninë për ndeshjen e vlefshme në Javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në këtë përballje, të dyja ekipet vijnë pas fitoreve, ku bardheblutë mposhtën Egnatian dhe kuqeblutë mundën Kukësin. Trajnerët Shehi e Josa kanë hedhur në fushë më të mirët për të marrë një tjetër 3 pikësh në kampionat.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Lulaj, Najdovski, Haxhiu, Hila, Deliu, Lushja, Patrik, Hasani

Trajner: Orges Shehi

VLLAZNIA: Zogoviç, Hakaj, Gurishta, Shehi, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Balaj, Mala

Trajner: Mirel Josa

Po në orën 16:00 nis të luhet edhe sfida Erzeni-Teuta. Surpriza shijakase kundër Teutës në nevojë për pikë, një duel pa favoritë dhe pika referimi që do të startojë në të njëjtin orar me derbin e Shqipërisë mes Tiranës e Vllaznisë. Ka pritshmëri të mëdha nga supersfida e Javës së 21-të ku skuadra kryesuese dhe kampione në fuqi përballet me shkodranët me 6 pikë më pak dhe ndjekës të bardhebluve në një garë të ethshme që është e projektuar të zgjasë deri në fund të sezonit.

Ky raund mbyllet në ditën e parë të javës tjetër, pra nesër me përballjen Bylis-Partizani që do të luhet në Mallakastër duke nisur që prej orës 13:00. Të kuqtë e Colellas në kërkim të fitores kërkojnë të shkelmojnë krizën por në krahun tjetër Bylis beson se mund të dalë me pikë nga kjo përballje shumë delikate.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE