Ish kryeprokurori Adriatik Llalla fiton azil politik

vovalbania February 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish kryeprokurori Adriatik Llalla fiton azil politik

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i dënuar në mungesë me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme, ka fituar statusin e azilantit politik në Itali.

Lajmi u konfirmua nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Sipas mbrojtësit, kërkesa e Llallës për azil është miratuar nga Gjykata e Apelit të Romës.

Në verdiktin e saj, pala italiane ka ngritur dyshime mbi bazueshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme. Duke iu referuar problemeve shëndetësore të Llallës dhe dënimit me burg ndaj tij, Apelit i Romës, ka nënvizuar se legjislacioni shqiptar për dënime të tilla nuk mund të aplikojë dënimi me burgim.

Adriatik Llalla u fajësua në Shqipëri për “fshehje, deklarim të rremë të pasurisë”. Ai i shpëtoi vajtjes në qeli, pasi u largua nga vendi pak ditë para se dënimi i tij me 2 vite burg të merrte formë të prerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49637 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE