Ylli i kinematografisë Alain Delon padit djalin e tij!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i kinematografisë Alain Delon padit djalin e tij!

Ylli i kinematografisë Alain Delon apo ndryshe i konsideruar si “përbindëshi i kinemasë franceze”, është dobësuar së tepërmi. 88-vjeçari, i cili u shfaq i dobësuar në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram në prag të Krishtlindjeve, pësoi një goditje të rëndë në korrik 2019.

“Ai nuk flet shumë, lodhet apo mërzitet kur i kërkojmë të përsërisë gjërat, sepse zëri i tij nuk është më gjithmonë i vendosur, dua të them i dëgjueshëm”,-shpjegon djali i tij Anthony Delon në një intervistë. Tre fëmijët e yllit të kinemasë depozituan një ankesë në korrik kundër gruas që ata e paraqitën si “zonjën shoqëruese” të tij, Hiromi Rollin, një ish-make up artist.

88 vjeçari, i cili më parë kishte deklaruar se donte të eutanizohej pra të kryente vetëvrasje të asistuar, paditi djalin e tij Anthony sepse ai foli për të në një intervistë. Përkatësisht, Anthony tha për mediumin ‘Paris Match’ se babai i tij e ka të vështirë të pajtohet me faktin se shëndeti i tij është i dëmtuar.

Vetëm pak orë pas publikimit të intervistës, Alain përmes avokatit të tij tha se ishte i tronditur nga “shpërthimi mediatik i orkestruar nga djali i tij Anthony” dhe njoftoi një padi ndaj tij. Ai pretendon se nuk e duron dot agresivitetin e Anthonyt, i cili vazhdon t’i thotë se është i moshuar. “Cili baba mund ta duronte këtë?”,-pyeti Alain avokatin e tij.

Kujtojmë se Alain më herët kishte deklaruar se donte të eutanizohej.

Sigurisht që unë e mbështes eutanazinë. Unë jetoj në Zvicër, ku është e ligjshme. E konsideroj gjënë më logjike dhe më të natyrshme. Të gjithë kanë të drejtë të vdesin pa qëndruar në spitale dhe pa marrë injeksione.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE