GJKKO refuzon bashkimin e dosjeve për inceneratorët/Lefter Koka me autoambulancë!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO refuzon bashkimin e dosjeve për inceneratorët/Lefter Koka me autoambulancë!

Në seancën e ditës së sotme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e avokatëve të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako për bashkimin e dy dosjeve të inceneratorëve. Eshtë fjala për atë të Elbasanit e të Fierit. Në seancë ishin të pranishëm dhe ish-ministri Koka e ish-deputeti Bllako.

Ish-ministri Lefter Koka ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë seancës dhe ka lënë ambientet e gjykatës me autoambulancë. Prokuroria e Posaçme, SPAK e akuzon Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë.

Kjo ndërsa janë sekuestruar edhe kompanitë “Albtek Energy”, inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services”, si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 milion euro nga Inceneratori i Elbasanit.

Ndërkaq, Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Bllako është nën akuzë se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Akuzat janë se kjo shkelje është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE