Kryediplomati amerikan, Blinken pret kompromise të vështira nga Kosova e Serbia!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryediplomati amerikan, Blinken pret kompromise të vështira nga Kosova e Serbia!

“Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës duhet të bëjnë kompromise të vështira për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, që të sjellin siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”. Kështu thekson sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një letër drejtuar Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë, që shënohet çdo 15 shkurt.

Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve do të sjellë siguri e prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë e kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb e gjithë rajonin do të jenë të mëdha.

Në letrën drejtuar Serbisë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se “SHBA-të vlerësojnë partneritetin strategjik që kanë me Serbinë, për të çuar përpara një të ardhme më të qëndrueshme e të sigurt për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.

Ndër të tjera, sekretari Blinken vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse të forta të ambicieve të shtetit serb për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, zyrtari i lartë i Uashingtonit përshëndeti “angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-ve, BE-së, Francës, Gjermanisë e Italisë gjatë një vizite të fundit të zhvilluar në Beograd”.

Më 20 janar, presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës. Këto komente i bëri gjatë pranisë në Beograd të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dërguarit të posaçëm të Francës, Emmanuel Bonne, atij të Gjermanisë, Jens Plotner e Francesco Talonit, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Presidenti serb u shpreh se “shqetësime dhe rezerva ka për një çështje të rëndësishme”, por nuk dha më shumë detaje, se siç  vuri në dukje, “nuk mund të flasë për këtë, pasi propozimi nuk është publik”. Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës e mbështetet nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE