Stoltenberg thirrje Turqisë të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO: Ka ardhur koha! Stockholm i mbajti premtimet!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stoltenberg thirrje Turqisë të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO: Ka ardhur koha! Stockholm i mbajti premtimet!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot (27 Nëntor) Turqisë që të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Suedia i mbajti premtimet e saj dhe tani ka ardhur koha që Turqia të finalizojë procesin e anëtarësimit të këtij vendi”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Në të njëjtën intervistë, shefi i NATO-s bëri thirrje gjithashtu për zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, i cili do të përfundojë nesër, të martën (28 Nëntor).

“Unë u bëj thirrje palëve për një zgjatje të armëpushimit, e cila do të lejojë që të ofrohet më shumë ndihmë për popullatat në nevojë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve të tjera”, tha Stoltenberg.

Turqia ka informuar NATO-n se ratifikimi për anëtarësimin e Suedisë në aleancë nuk do të përfundojë në kohë, duke mos finalizuar ceremoninë e pranimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme, sipas dy burimeve të njohura më këtë çështje.

Javën e kaluar, komiteti i punëve të jashtme i parlamentit turk vonoi votimin mbi kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n në mënyrë që të zhvillonte bisedime të mëtejshme mbi këtë çështje.

Komiteti ka të ngjarë të rifillojë diskutimet e tij mbi këtë çështje të martën ose të mërkurën, tha një nga burimet, raporton Financial Times.

Ministrat e jashtëm të NATO-s do të takohen në ato ditë, 28 dhe 29 nëntor, dhe disa në aleancën perëndimore kishin shpresuar se takimi do të sinjalizonte pranimin e Suedisë.

Ministria e Jashtme turke nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje më këtë çështje.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49326 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE