Një tjetër dasmë në shtëpinë e “BBV2”, por kush do të jetë nusja dhe dhëndri këtë herë?

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër dasmë në shtëpinë e “BBV2”, por kush do të jetë nusja dhe dhëndri këtë herë?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” do të kemi një tjetër dasmë. Pas ceremonisë së organizuar brenda shtëpisë për Kiarën dhe Luizin, këtë herë Vëllai i Madh u kërkoi banorëve të organizojnë një dasmë kosovare. Banorët kanë vendosur që nusja të jetë Nita, meqë ajo është nga Kosova, teksa dhëndri do të jetë Beati.

Mbrëmjen e kaluar banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” morën pjesë në disa diskutime lidhur me tema të caktuara, për të dhënë opinionin e tyre. E një nga temat që krijoi mjaft debat mes banorëve ka qenë mbi martesat brenda së njëjtës gjini. Ishte mendimi i Luizit ku u shpreh shumë kundër kësaj, duke e komentuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49887 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE