Opozita kërkon shkarkimin, Nikolla: Nuk ka armiq në Kuvend!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opozita kërkon shkarkimin, Nikolla: Nuk ka armiq në Kuvend!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mbajti një fjalë të gjatë drejtuar deputetëve në dhe sidomos opozitës, e cila ka kërkuar shkarkimin e saj. Nikolla tha se gjatë punës ka tentuar gjithmonë të ketë një komunikim të drejtë me opozitën dhe të zbatojë rregulloren, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve që të gjejnë gjuhën për të mos e kthyer Kuvendin në një arenë grindjesh.

Prita me qetësi 28 deputetë të opozitës me shkarkimin tim. Duhet të kontribuojmë që Kuvendi të mos jetë një arenë grindjesh. Nuk e paragjykoj këtë kërkesë tuajën përballë trysnisë dhe halleve që keni brenda partisë.

Nikolla tha se deputetët duhet të flasin me fakte dhe jo me interpretime, ndërsa tha se asnjë aty nuk është armik dhe se ajo ka pasur ndjeshmërinë më të lartë ndaj opozitës për ta respektuar në Kuvend. Nikolla tha se ajo ka zbatuar rregullore dhe se i ka të qarta detyrat dhe kompetencat e saj dhe se nuk ka abuzuar kurrë me to.

Ju mund të keni interpretimet tuaja, por jo faktet, faktet janë një. Unë kam bërë thirrje për paqe dhe për shtensionuar situatat. Pavarësisht kërkesës për shkarkimin tim nuk do të punoj bashkë me ju kolegë dhe për secilin prej jush kemi pasur një marrëdhënie njerëzore jashtë këtij Kuvendi. Unë nuk kam folur kurrë më dy gjuhë dhe nuk kam pasur dy fytyra, por kam pasur dhe do të kem një komunikim të drejtpërdrejtë e përballë jush. Zyra e kryetares së Kuvendit ka qenë dhe do të mbetet e hapur për secilin prej jush. Ju mendoni se po bëni detyrën tuaj me fjalët, por kam pasur ndjeshmërinë më të madhe për opozitën. Për bashkëpunim kam qenë e lirë dhe nuk do të intimidohem kurrë dhe thirrja ime për bashkëpunim mbetet konstante. Shqetësimi im për përdorimin e gjuhës joetike jua shpreha edhe në letrën që ju dërgova para mbylljes së sesionit parlamentar. Fjala duhet të udhëtojë nga fakt.

Opozita ka kërkuar shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi për shkelje të rregullore dhe heqje të drejtës së fjalës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE