Si shqiptari paralajmëroi vrasjen e 27-vjeçares në rrjetet sociale

vovalbania December 20, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Si shqiptari paralajmëroi vrasjen e 27-vjeçares në rrjetet sociale

Vrasja e një 26-vjeçareje shtatzënë, ka tronditur provincën e Trevisos në Itali. Bujar Fandaj, 41 vjeç me origjinë kosovare, u arrestua mbrëmjen e djeshme në afërsi të shtëpisë së tij në Altivole, si autori i dyshuar i krimit të rëndë.

Fandaj dyshohet se vrau Vanessa Ballan, vetëm 26 vjeçe, me të paktën shtatë goditje në gjoks, ndoshta me thikë. E reja, nënë e një fëmije 4 vjeç, ishte tre muajshe shtatzënë dhe prej rreth tre javësh ishte në shtëpi me leje të parakohshme shtatzënie.

Fandaj dhe Vanessa njiheshin me njëri-tjetrin, pasi në të kaluarën kishin pasur një lidhje që ka zgjatur disa muaj. Lidhja përfundoi keq, pasi ajo ishte shprehur se kishte frikë prej tij dhe e denoncoi për përndjekje.

Sipas Corriere della Sera, Fandaj, i cili punonte si korrier, ishte nisur me furgonin e punës për te shtëpia e 26-vjeçares, në Spineda, në Riese Pio X. Në momentin që arriti përballë shtëpisë, u fut me forcë duke thyer me çekiç një derë prej xhami. Ai e gjeti të renë ende me pizhame, e dhunoi fizikisht më pas e goditi me thikë për ta lënë më pas në tokë, të mbuluar nga gjaku.

Fandaj futet përsëri në furgonin i cili ishte parkuar shumë afër hyrjes së shtëpisë dhe u largua për tu arrestuar më vonë nga autoritetet. Policia e Trevisos sekuestroi të gjitha pamjet nga kamerat në zonë dhe sistemet e targave për të identifikuar drejtimin e furgonit dhe lëshoi alarm kombëtar për ndalimin e tij. Në të njëjtën kohë, ushtarakët kontrolluan shtëpinë e 41-vjeçarit në Altivole për të kërkuar pista të mëtejshme dhe për të kuptuar nëse vrasja ishte me paramendim.

Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti se rreth orës 08:00 të mëngjesit të 19 Dhjetorit, Fandaj kishte ndarë në profilin e tij social një foto nga makina, në kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë. Në këtë imazh shfaqej një tabelë autostrade që tregonte drejtimin për nga Lubjana dhe Nova Gorica. Dyshimet janë se bëhet fjalë për të një fotografi të vjetër të cilën i dyshuari e publikoi në mënyrë që të krijonte një alibi për karabinierët.

Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, kjo nuk është e vetmja foto që ka ngjallur interesin e hetuesve në profilet e tij në rrjetet sociale.

Të hënë në mbrëmje, rreth orës 22:00, në TikTok dhe Instagram, 41-vjeçari kishte publikuar një Story, me audio në sfond, ku thuhej:

“Kështu jam gatuar, të jap menjëherë zemrën, transparencë e sinqeritet. Por mos mendo se mund të ma fusësh, sepse nëse më del nga zemra nuk hyn më”.

Vanessa u gjet në shtëpi e pajetë nga bashkëshorti i saj Nicola Scapinello, i cili ishte kthyer nga puna në shtëpi për drekë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49617 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE