U bënë xhelozë vëllezërit Veshaj për bashkëpunimin e Luizit? Elgit Doda tregon gjithçka!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bënë xhelozë vëllezërit Veshaj për bashkëpunimin e Luizit? Elgit Doda tregon gjithçka!

I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë producenti i njohur, Elgit Doda. Ai i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që të gjithë ne si publik kishim në lidhje me këngën e re të banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli. Si lindi ky bashkëpunim? Si arriti të përfundohej në një kohë rekord? Si arriti të realizohej kaq bukur?

Po sa xhelozë janë bërë vëllezërit Veshaj për bashkëpunimin më të ri me Luiz Ejllin?

Nuk ndodhin këto lloj gjërash, ne jemi artistë. Pastaj Luizi është edhe këngëtar, është më i profilit te gjësë dhe nuk besoj që Romeo dhe Donaldi kanë pasur problem. Mund të kenë thënë për shembull, batutë “Po, mirë tani si do t’ja bëjmë për koncerte do bëhemi katër?”.

Po duke qenë se brenda shtëpisë ka edhe këngëtarë të tjerë a do të krijosh ndonjë gjë tjetër?

Nuk e di, se është produksioni. Unë kam rolin e producentit, rolin e kompozitorit sigurisht ajo pjesa nuk është gjithcka. Në fund të ditës përvec gjithë kësaj gjësë unë kam një punë që është producent. 

Si e priti vetë Elgiti këtë sukses?

E dija se çfarë do të ndodhte, nuk është një gjë që nuk parashikohet ajo gjëja. Sigurisht më vjen mirë, kur t’i mundohesh të bësh atë artin tënd dhe sigurisht që ta shfaqësh atë duke ia dhënë dikujt që ndoshta për momentin ka influencë dhe kjo është diçka shumë e bukur edhe për të ndryshuar rrjedhën e disa gjërave në muzikë.

E njihje Luizin më parë?

Jo, hera e parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE