Arbër Hajdari ka një këshillë për çiftin Kiara-Luiz!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbër Hajdari ka një këshillë për çiftin Kiara-Luiz!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike. I ftuar këtë mbrëmje të veçantë, ishte Arbër Hajdari. Ai u shpreh për TAR, si më poshtë.

Jemi rritur, kemi pothuajse të njejtën moshë me Top Albania Radio. Për mua në Shqipëri është e vetmja radio…

Një këshillë si mik për banorët e BBV?! Arbër Hajdari këshillon çiftin Kiara-Luiz.

Si këshillë do t’u jepja që gjërat t’i marrin hap pas hapi.

Sa sfiduese është eksperienca e BBV për Arbër Hajdarin?!

Është vërtet sfidues sepse Big Brother është një emision i vështirë sepse ke të bësh me njerëz brenda një shtëpie të cilët shpeshherë ngarkohen psikologjikisht dhe gjithmonë mundohem të tregohem i kujdesshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50116 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE