Thërriti “Allahu Akbar”, policia franceze qëlloi dhe neutralizoi një grua në Paris!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thërriti “Allahu Akbar”, policia franceze qëlloi dhe neutralizoi një grua në Paris!

Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Francë. Policia franceze hapi zjarr dhe plagosi rëndë një grua në Paris, e cila, sipas dëshmitarëve po bënte komente kërcënuese dhe bërtiste “Allahu Akbar” në një tren udhëtarësh. Policia u njoftua nga telefonatat e pasagjerëve që përmendnin një grua “plotësisht të mbuluar”, e cila po “hidhte kërcënime të forta” në një tren që lëvizte në periferi të kryeqytetit të Francës. Agjentët arritën ta izolojnë në stacionin e bibliotekës “François Mitterrand” në Paris.

Kërcënimet për të hedhur veten në erë

Policia e Parisit u njoftua që kur treni gjendej në stacionin Val de Marne e ku gruaja në fjalë, identiteti i së cilës nuk jepet, kishte kërcënuar me vdekje pasagjerët që ndodheshin në të njëjtin tren. Pasi u izolua, siç raporton zyra e prokurorit, ajo “refuzoi t’iu bindej urdhrave të policisë, duke vazhduar të kërcënonte se do të hidhej në erë”.

Një nga oficerët përdori armën e zjarrit duke qëlluar vetëm një herë.

Gruaja u dërgua në spital, mjekët e rezervuar për t’u shprehur lidhur me gjendjen e saj shëndetësore

E plagosur nga arma e zjarrit, e dyshuara u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha që nuk japin informacione për gjendjen shëndetësore. Mësohet se ka marrë një plagë në bark. Paraprakisht, konfirmohet se pavarësisht kërcënimeve, ajo nuk mbante lëndë plasëse në asnjë pjesë të truput.

Nga autoritetet franceze janë hapur dy hetime, një që i është besuar policisë për mbështetje të terrorizmit dhe kërcënime me vdekje ndaj një zyrtari publik. Ndërkaq, hetimi tjetër për përdorim të armës së zjarrit, i është besuar inspektorëve të mbikëqyrjes së brendshme të policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE