Tërmeti në Turqi, dy të shpëtuar pas 261 orëve/Tjetër lëkundje e magnitudës 5.2 Rihter!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmeti në Turqi, dy të shpëtuar pas 261 orëve/Tjetër lëkundje e magnitudës 5.2 Rihter!

Pas 261 orëve nën rrënojat e një spitali privat në provincën turke Hatay shpëtohen dy persona, të moshave 26 e 34 vjeç. Skuadrat e mbrojtjes civile gjendeshin aty pranë kur dëgjuan një tingull, ndoshta një zë dhe përqendruan përpjekjet.  Njëri prej të shpëtuarve, i identifikuar si shtetasi Mehmet Ali Sakiroglu, një ditë para tërmetit, pra më 5 shkurt kishte shtruar djalin në spitalin që më pas u shemb.

Ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në terren, vijon edhe aktiviteti sizmik. Mbrëmë u raportua një tjetër lëkundje e fortë e magnitudës 5.2 Rihter.   Epiqendra ishte në jug të Turqisë, ndërsa në Aleppo të Sirisë veriore, një godinë u shemb duke shkaktuar të tjerë viktima të mbetur nën rrënoja. Më tepër se 4 mijë e 700 lëkundje janë regjistruar në territorin turk 11 vitet e fundit, fenomen që pritet të zgjasë me muaj e ndoshta me vite. Ende nuk është çliruar e gjithë energjia e grumbulluar dhe sizmologët thonë se në të tilla raste shënohet një e ashtuquajtur “epidemi sizmike”.

Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 7.8 i shkallës Rihter që në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit goditi zonën mes Turqisë e Sirisë. Numri i viktimave ka kaluar shifrën 41 mijë, pjesa më e madhe në shtetin turk. Në Turqi janë më shumë se 38 mijë viktima, ndërsa në Siri më tepër se 3 mijë e 600 sa i përket bilancit zyrtar, të konfirmuar nga autoritetet përkatëse.

Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për të ndihmuar miliona njerëz të prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres:

Sot Kombet e Bashkuara janë duke bërë thirrje për ndihmë humanitare prej 1 miliard dollarësh për popullin e Turqisë, që është duke vuajtur nga tërmeti më shkatërrues që e ka goditur këtë shtet në shekullin e fundit. 5.2 milion njerëz ende kanë nevojë për fonde.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE