Komisioni hetimor McGonigal, Berisha: Rama nuk ka shanse ta pengojë!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komisioni hetimor McGonigal, Berisha: Rama nuk ka shanse ta pengojë!

Për kreun demokrat Berisha, “Rama nuk mundet të pengojë komisionin hetimor për çështjen “McGonigal” sepse rrezikon që të destabilizojë vendin”. Në konferencën e përjavshme për mediat, sot Sali Berisha foli për gjendjen politike në vend.

Situata në vend po bëhet gjithnjë e më kritike. Me një arrogancë absolute, Edi Rama deklaron se shkon në Parlament kur të dojë, pavarësisht se Kushtetuta ka detyrime të qarta për detyrimet e kryeministrit ndaj Parlamentit. Nuk ka vend në botë që një kryeministër, nga 49 mbledhje, merr pjesë në vetëm 19 dhe nuk jep dorëheqje. Kryeministri është i detyruar të kryesojë mbledhjet e qeverisë përveç rasteve shumë të veçanta. Një kryeministër nuk mund të mungojë kurrë, nëse kjo kalon 6 muaj, ai duhet të largohet.

Po ashtu, Berisha ka folur edhe për ngritjen e komisionit hetimor për kryeministrin në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal. Sipas tij, “Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese për të krijuar komisione”.

Deklaroi mbrëmë, siç e dëgjuat që unë nuk lejoj, nuk ka shans të lejojë komision parlamentar për Uotergejtin e shekullit të 21, për një aferë që ka tronditur në palcë politikën dhe jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Shqipëri e në mbarë vendet e tjera. Edi Rama, nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese të Parlamentit shqiptar për të krijuar komisione.

Nëse ky beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë. Unë u them qytetarëve shqiptarë që kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature, nuk ka ndodhur që Byroja e Parlamentit të anulojë ligjet. Nuk ka, as Byroja Politike e Enver Hoxhës nuk anulonte ligjet. Anulimi i ligjit ka vetëm procedurë ligjore, parlamentare. Ligji anulohet vetëm me ligj të Parlamentit dhe kurrë me vullnet të dikujt tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE