Meri Shehu rrëfen pengun që i ka mbetur nga Top Albania Radio!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meri Shehu rrëfen pengun që i ka mbetur nga Top Albania Radio!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

E ftuar këtë mbrëmje të veçantë ishte edhe astrologia Meri Shehu, e cila foli për rrugëtimin e saj si ndër astrologet e para të ftuara në Top Albania Radio.

Sa vite të janë bërë ty në këtë treg?

Në Top Albania më janë bërë vite që nga fillimet , kam qenë një ndër të parat bashkë me Enon dhe Ledion. Kam ndjerë kënaqësi në atë radio dhe vazhdoj të jem prezente.

Cili është kujtimi yt më i dashur në Top Albania Radio për ty?

Mua më duket sikur çdo moment ka qenë një kujtim i mirë dhe një seancë e veçantë. Përveç marrëdhënieve të mira aty kam pasur edhe marrëdhënie të mira me publikun. Më ka ngel vetëm peng që nuk kam qenë asnjëherë në 14 shkurt e ftuar.

Çfarë thonë yjet sot për ty?

Sot është dita më e bukur erotike për akrepin, meqënëse unë jam akrep. Mesa duket qenka dita ime e dashurisë me Top Albania Radio.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE