Pas më shumë se 100 vitesh, letra mbërrin në destinacion…

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas më shumë se 100 vitesh, letra mbërrin në destinacion…

Një ndodhi e çuditshme është ajo që ka ndodhur së fundmi në Londër, ku një letër e dërguar që në shkurt të vitit të largët 1916, më në fund është dorëzuar në destinacionin e saj. Letra e shkruar dhe e dërguar para më shumë se një shekulli mbërriti në adresën e saj përfundimtare në “Hamlet Road”, në jug të Londrës, duke habitur shumë banorët aktualë.

Zarfi ka një vulë që mban kokën e mbretit George V, ndërsa mësohet se, letra u dërgua në mes të Luftës së Parë Botërore, më shumë se një dekadë përpara se të lindte Mbretëresha Elizabeth II. Sipas Aktit të Shërbimeve Postare 2000, është krim të hapësh postë që nuk të drejtohen. Por Glen tha se ai mund të “kërkojë falje” vetëm nëse ka kryer një krim. Pasi kuptoi se letra mund të ishte me interes historik, ai ia dha atë “Norwood Review”, një revistë lokale tremujore.

Letra i drejtohej “Ketit”, e cila, sipas mediave britanike, ishte gruaja e manjatit lokal të pullave Oswald Marsh. Është shkruar nga Christabel Mennel, vajza e tregtarit të çajit Henry Tuke Mennel, ndërsa familja e saj ishte me pushime në Bath, në Anglinë perëndimore. Marsh, ish-banori i pronës “Hamlet Road”, ku edhe mbërriti letra më shumë se 1-shekullore, ishte një tregtar pullash shumë i vlerësuar, i cili shpesh thirrej si dëshmitar ekspert në rastet e mashtrimit të pullave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE