Rikja ‘përplaset’ me banorët, shkak punët e shtëpisë…

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikja ‘përplaset’ me banorët, shkak punët e shtëpisë…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

E teksa punët e shtëpisë bëhen shpeshherë ‘mollë sherri’ në Big Brother, i tillë ka qenë shkaku edhe të një prej përplasjeve më të fundit. Rikja ka akuzuar të gjithë djemtë në shtëpinë e Big Brother. E nxehur me ta, ajo u kërkoi që të pastrojnë shtëpinë.

Rikja: Mos më rrini aty si bukurosha, plehrat të paktën. Romeo, çohu hajde.

Romeo: 5 minuta, të jap fjalën.

Rikja tund kokën

Romeo: Çfarë do të thuash me këtë tundjen e kokës?

Rikja: Do ju nxjerr namin që jeni të gjithë zhulsa…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE