Vjosa Osmani: Forcimi i shtetit të Kosovës, mision i secilit!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjosa Osmani: Forcimi i shtetit të Kosovës, mision i secilit!

Sot në fjalimin para Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani tha se “përgjatë 15 viteve të shtetësisë, Kosova është forcuar si vend i ri”.

Kosova ka dëshmuar kulturë demokratike në organizimin e jetës politike dhe funksionimin e institucioneve. Sfidat brenda dhe jashtë territorit e kanë forcuar qëndrueshmërinë e shtetit. Këto sfida janë të pranishme edhe sot, kur falë përcaktimit të hershëm, Kosova po përpiqet që të fuqizojë edhe më tej pozitën e saj ndërkombëtare drejt integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.

Duke veçuar sfidat me Serbinë, Osmani deklaroi se “populli duhet të jetë një”.

Si gjithnjë, ne duhet të reflektojmë maturi, të bashkëndjejmë dhe të bashkëveprojmë kundrejt këtyre sfidave. Forcimi i mëtejshëm i shtetit të Kosovës është mision i secilit.

Kur përmendi aleatët, kryetarja e shtetit nënvizoi:

Siç e kemi kurorëzuar lirinë me ndihmën e tyre, njësoj shpresojmë ta përmbyllim edhe procesin e integrimeve europiane, po me ndihmën e tyre.

Përgjatë fjalimit, Vjosa Osmani nuk e anashkaloi dialogun me Serbinë.

Procesi i dialogut me Serbinë e ka një epilog. Një epilog që e kemi thënë secili prej nesh, një epilog që e rikonfirmoi edhe presidenti amerikan, Joe Biden në letrën që më është drejtuar mua si presidente, e ajo është njohja reciproke. Tërësia territoriale, kushtetutshmëria, rendi juridik dhe sovraniteti jonë nuk negociohen!

Më herët ishte kryeministri Albin Kurti, i cili foli për 15-vjetorin e Pavarësisisë së Kosovës dhe vendin e quajti “shembull të demokracisë në rajonin e Ballkanit”.  Deklaratat i bëri në një mbledhje kremtuese të ekzekutivit për 15-vjetorin e shtetësisë. Sipas Kurtit, “Kosova është projekt i paqes, kontribuuese në paqe dhe garanci për paqe”.

Albin Kurti përmendi dy përgjegjësi që sipas tij, “duhet t’i ketë parasysh çdo qytetar i Kosovës”: trashëgiminë dhe krijimin e një vendi më të mirë për brezat e rinj. Ndërkohë, Kosova është nën trysni gjithnjë e më të madhe për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Beogradi kërkon që Prishtina të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria Kurti shprehet kundër një asociacioni njëetnik.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE