U tha se janë në krizë. Sapo reaguan Elhaida dhe Lediani!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U tha se janë në krizë. Sapo reaguan Elhaida dhe Lediani!

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Lediani Agallijaj nisën romancën e tyre gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”, ku ata ishin një nga çiftet konkurrente. Pasi u shfaqën bashkë me pushime dhe më pas qëndruan në Itali për disa javë, aty ku këngëtarja jeton, duket se një heshtje e tyre më pas në rrjetet sociale bëri që mediat online ditën e djeshme të aludojnë për një krizë në çift.

Kjo edhe për faktin se çifti për “Shën Valentin” nuk ndau asnjë mesazh dashurie. Për më tepër Elhaida e kaloi një pjesë të ditës së të dashuruarve, me shoqen e saj. Gjë të cilën e ka treguar vetë Elhaida përmes fotove në Instagram.

Por pas aludimeve të mediave, ditët e sotme duket se të gjithë morën një përgjigje nga këngëtarja dhe balerini, pasi këngëtari Flor Mumajesi bëri një postim në rrjetin e tij social Instagram duke publikuar një moment nga performanca e tyre në “Dancing With The Stars” me këngën “Fjala e Fundit”, teksa ka bërë tag edhe çiftin.

Elhaida dhe Lediani e ka rishperndarë postimin e Florit duke e shoqëruar me emoji zemre, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë të gjitha aludimet për një krizë të mundshme mes tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50238 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE