Masakër në Misisipi të Amerikës, 6 viktima/Arrestohet killer-i!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Masakër në Misisipi të Amerikës, 6 viktima/Arrestohet killer-i!

Sulm me armë zjarri në Misisipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 6 të vrarë në kontenë Tate. Autori i dyshuar u arrestua dhe ai është Richard Dale Crum i moshës 51-vjeç. Mes viktimave rezulton ish-bashkëshortja e njerku i tij, ndërsa mbetet të sqarohet lidhja me personat e tjerë që humbën jetën në ngjarjen tragjike. Masakra ndodhi në disa vende të komunitetit të vogël rural Arkabutla dhe që numëron më pak se 300 persona.

I armatosur me tre pushkë, agresori hapi zjarr dhe katër vetë u gjetën në një banesë: dy në brendësi të shtëpisë e dy jashtë saj. Shtëpia gjendet në rrugën Arkabutla Dam, ku autoritetet amerikane besojnë se ka jetuar vrasësi. Ende mbeten të sqarohen rrethanat e vdekjes për dy viktima të tjera.

Policia amerikane u vu në ndjekje të të dyshuarit e kjo ndjekje përfundoi në rrugën e banesës ku u zbuluan katër trupa të pajetë.

Arkabutla ndodhet në Misisipin Veriperëndimor, afërsisht 40 minuta në jug të Memfisit, Tenesi. Lokaliteti njihet edhe si vendlindja e aktorit fitues të çmimeve kinematografike, James Earl Jones, 92-vjeç i cili është i famshëm si një prej aktorëve më të mirë në historinë amerikane, mjaft i spikatur për rolet në filma, serialë televizivë e teatër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE