Zarfi i kuq i dha mundësinë të dërgonte tre banorë në nominim, ja cilët zgjodhi Olta!

vovalbania February 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zarfi i kuq i dha mundësinë të dërgonte tre banorë në nominim, ja cilët zgjodhi Olta!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Për shkak se fitoi sfidën kundra grupit të Luizit, për Oltën ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV2” erdhi një zarf i kuq, i cili nuk lejohej që të hapej deri në ‘Prime’. Vetëm pak më parë me lejen e Vëllait të Madh, Olta e lexoi përmbajtjen e zarfit, i cili i jepte të drejtën për të dërguar në nominim 3 banorë. Mes shumë emocionesh Olta zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Bledin, ku një prej tyre do të eleminohet sonte.

Këtë javë në nominim kanë qenë Armaldo, Kristi, Dea Mishel, Nita dhe Diola. Mes këtyre banorëve publiku ka vendosur që nga shtëpia e “BBV2” të largohet përfundimisht Diola.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE