I hapi profil në TikTok 27-vjeçares, kjo është fotoja që çoi drejt vetëvrasjes të renë në Kamëz

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I hapi profil në TikTok 27-vjeçares, kjo është fotoja që çoi drejt vetëvrasjes të renë në Kamëz

Kjo është fotoja me të cilën Altin Çoku shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Çoku pasi e ka shantazhuar të renë, e cila ishte e martuar në Kosovë, por prindërit i kishte në Kamëz, e ka publikuar foton në rrjetet sociale, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.

Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes të telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa kanë arrestuar 39-vjeçarin për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nga ana tjetër, Çoku pretendon se foton në Tik Tok ia ka shpërndarë një shok.

Altin Çoku: “Cuca huj është nda me burrin dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten”.

Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?

Altin Çoku: “Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50466 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE