Ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin, flet pas krimit të rëndë 33-vjeçari grek: Gjërat morën kthesë të pakëndshme

vovalbania February 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin, flet pas krimit të rëndë 33-vjeçari grek: Gjërat morën kthesë të pakëndshme

Pasi vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau të riun shqiptar  ka rrëfyer se ishte i dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.

Sipas mediave greke, autori në dëshminë ka thënë se ka qenë i dehur në momentin e përpleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.

“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për ‘Protothema’. Ndërsa persona pranë 34-vjeçarit shqiptar tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE