“Shqipërisë nuk i vjen më një si Zef Deda”/ Cekja i Beratit shpërthen në lot: Kemi kujtime të mrekullueshme bashkë

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shqipërisë nuk i vjen më një si Zef Deda”/ Cekja i Beratit shpërthen në lot: Kemi kujtime të mrekullueshme bashkë

Aktori i njohur i humorit, Cekja i Beratit mes lotësh u shpreh se artisti i mirënjohur, Zef Deda do të mbetet përjetë në kujtimet e shqiptarëve.

Nga Teatri Migjeni ku mori pjesë në homazhet në nderim të mjeshtrit të humorit, Cekja i Beratit u shpreh se ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe.

Ai theksoi se Zef Deda ishte simbol i humorit shqiptar dhe se së bashku kanë kujtime të mrekullueshme.

“Është humbje e madhe për humorin shqiptar, është aktor i mrekullueshëm. Shkodrës nuk i vjen më asnjë si Zef Deda dhe gjithë Shqipërisë. Simboli i humorit shqiptar, me dhimbje të madhe ngushëllime familjes, fëmijëve të tyre.

Me Zef Dedën kam kujtime të jashtëzakonshme, të mrekullueshme. Të veçantë e bënte humori i tij, personazhet e tij, shumë role të mrekullueshme, do të mbetet në mendjet dhe kujtimet er shqiptarëve sa të jetë jeta”, tha aktori i humorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE