Kejvina sulmon keq Kiarën: Je e pastër si dashuria për Luizin, po kur merrje gjërat e mia aty brenda të pëlqenin?!

vovalbania March 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kejvina sulmon keq Kiarën: Je e pastër si dashuria për Luizin, po kur merrje gjërat e mia aty brenda të pëlqenin?!

Kejvina ka thumbuar ashpër Kiarën pas votimit të saj si liderë shtëpie nga banorët e Big Brother Vip Albania.

Ajo ka postuar një video të Kiarës duke ironizuar sjelljen e saj brenda shtëpisë.

“Ti po, je punëtore e madhe, e mban mend Kiarën gjithë ditën pastor tavolinën, dërgo pjatën te lavamani laj e shplaj, sistemo krevatin etj, etj, se ngrinte kokën një herë e shkreta veç duke pastruar…e kishte shumë problem pisllëkun. Është punëtore, s’kemi ça të themi, atë që e ka e ka, fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin….”, shkruan Kejvina.

Më vonë gjatë pasdites së djeshme, Kiara kritikoi Luizin për një bluzë që mbante veshur duke i kërkuar ta hiqte. Luizi i tha se e mban herë pas here pasi e ka dhuratë nga Kejvina.

“Në kohë reale, eh moj Kiara butulose por kur merrje gjërat e mia aty brenda të pëlqenin?”, ka shkruar Kejvina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE