Ndikoi ‘syri i keq’! Në prag të dasmës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ambulanca mbërrin në shtëpinë e aktorit!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndikoi ‘syri i keq’! Në prag të dasmës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ambulanca mbërrin në shtëpinë e aktorit!

Prania e një ambulance jashtë shtëpisë së Ben Affleck në Georgia, përpara festimeve të dasmës së tij dhe Jennifer Lopez, la të shqetësuar miliona fansa të çiftit ditën e kaluar. Mediat lokale raportuan se një ambulancë e ‘Liberty County’ u pa e parkuar jashtë pronës së Affleck.

Duke cituar zyrën e Liberty Sherifit, revista ‘People’ raportoi se ambulanca transportoi një pacient në një spital të zonës Savannah. Fotografitë ekskluzive të siguruara nga ‘DailyMail’ tregojnë Jennifer Lopezin dhe Ben Affleck duke mbërritur në një spital të premten pasdite, ndërsa nëna e aktorit pësoi një aksident në shtëpinë e djalit të saj në Georgia.

Një burim i tha ‘DailyMail’ se nëna e Ben, Christopher Anne Boldt, ra nga një dërrasë dhe preu këmbën e saj në pronën Riceboro. Ben thuhet se e gjeti atë dhe thirri ambulancën. Një burim tha për mediat se incidenti ishte ‘jo serioz’. Por siç raportohet dhe nga dëshmitarët, ambulanca u fut me shpejtësi në pronën Riceboro rreth mesditës, duke kaluar njëzet minuta në pronë përpara se automjeti i Qendrës Mjekësore të Liberty County të përshpejtonte në spital dhe nën shoqërimin e policisë.

53 vjeçarja pritet të veshë një fustan të Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista ‘Vogue’ pritet të dokumentojë udhëtimin e saj të modës për fundjavën. Pas të gjitha detajeve për festën e tyre luksoze qëndron Colin Cowie, i cili ka prodhuar ngjarje për Oprah Winfrey, Michael Jordan dhe madje edhe për Lopez në të kaluarën.

Edhe gjatë lidhjes së tyre të parë në vitin 2002, Ben dhe J.Lo u përballën me një vëmendje të paparë mediatike. Madje atyre iu desh ta shtynin martesën e tyre të parë të planifikuar në vitin 2003. Së fundmi, disa thashetheme kanë dalë në dritë, ku pretendohet se këngëtarja me famë botërore ka “detyruar” aktorin që të martoheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45360 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE