Adele marrëzisht e dashuruar me partnerin e saj: “Jam e fiksuar pas tij…”!

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adele marrëzisht e dashuruar me partnerin e saj: “Jam e fiksuar pas tij…”!

Këngëtarja e njohur Adele thotë se është “e fiksuar” pas të dashurit të saj Rich Paul dhe se nuk ka qenë kurrë e dashuruar kështu. Këngëtarja 34-vjeçare ka konfirmuar lidhjen me menaxherin amerikan në shtator të vitit të kaluar, por vetëm së fundmi ajo ka vendosur të flasë për revistën ‘Elle’ duke shprehur dëshirën për t’u martuar dhe për të pasur shumë fëmijë.

Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua më shumë fëmijë. Një jetë e qëndrueshme më ndihmon me muzikën time. Por tani, gjithçka që kam në trurin tim është Las Vegas.

Ndërkaq, thuhet se Adele mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të dytë. Thashethemet kanë nisur nga deklarata e fundit e të dashurit të saj, agjentit sportiv Rich Paul. Në një intervistë të fundit për E! News, ai ka lënë të kuptohet se pret me padurim të bëhet sërish baba. Paul u shpreh se pasi u bë baba në një moshë shumë të re, qasja e tij ndaj një fëmije të 4 në këtë moshë do ishte diçka ndryshe.

Nëse nuk e dini, Adele gjithashtu ka nisur bashkëjetesën me Rich Paul pas më shumë se një viti lidhjeje. Këngëtarja njoftoi se tashmë ata kanë një shtëpi të re. 34-vjeçarja, ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një album fotosh ku të dy duken shumë të dashuruar, ndërsa mbajnë në duar çelësat e shtëpisë së re.

Rikujtojmë, se Adele ka komentuar së fundmi rënien e saj drastike nga pesha, e nuk ka ngurruar të tregojë edhe ndikimin që pati kjo në shëndetin e saj mendor. Artistja tha në emisionin “Desert Island Discs” në Radio 4, se e kuptonte interesimin e madh të shtypit për humbjen e peshës së saj, pasi nuk e ndau publikisht udhëtimin e saj të rënies nga pesha si gjithë të tjerët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE