VIDEO/ Çfarë është Prekazi? Rrjeti shpërthen në kritika ndaj Olta Gixharit

vovalbania March 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/ Çfarë është Prekazi? Rrjeti shpërthen në kritika ndaj Olta Gixharit

“Big Brother VIP Albania” ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur “Big love”. Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora.

Një kurorë i është dërguar Luizit edhe nga një prej anëtarëve të familjes Jashari. Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar edhe një mesazh ku shkruhet “Të përshëndes nga Prekazi Heroik i Adem Jasharit”.

Reagimi i Oltës ra menjëherë në sy, pasi pyeti “Çfarë është Prekazi?”. Ishte Nita ajo e cila i ka shpjeguar që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje gjatë luftës. Komentuesit në rrjetet sociale janë shprehur të zhgënjyer dhe habitur nga fakti që ajo nuk e dinte këtë gjë dhe nuk i kanë kursyer kritikat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE