Modelja shqiptare rrëfen raportin që ka me vjehrrën e saj: Me sjell kafen tek krevati, jemi si shoqe të ngushta

vovalbania March 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Modelja shqiptare rrëfen raportin që ka me vjehrrën e saj: Me sjell kafen tek krevati, jemi si shoqe të ngushta

Modelja e njohur Kristina Baki ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale, dhe se si është të jetosh në një familje të madhe ku pjesë e saj janë dhe vjehrri me vjehrrën.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, bukuroshja ka rrëfyer se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën e saj, teksa tregoi se tashmë që është bërë dhe nënë ajo e ‘llaston’ dhe i sjell kafen tek krevati.

“Tani që jam bërë mami, vjehrra më ledhaton pak dhe ma sjell ajo kafen tek krevati sepse rri gjithë natën pa gjumë me gocën dhe ajo më sjellë kafen për të nisur ditën. Por kur të ketë vjehrra nevojë, kafen do ja çoj dhe unë sepse unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën time. Jemi si shoqe shumë të ngushta sepse ajo ka sjellë në jetë partnerin tim.

Unë jetoj me vjehrrën lumturisht e lumtur. Kur kemi ndonjë gricje me njëra-tjetrën për shkak të vajzës, them “po si të mërzitem unë me të, ajo më ka sjellë në jetë njeriun që unë dua, kështu që kalojnë të gjitha”. As ajo nuk mërzitet. Unë jetoj në një familje shumë të madhe, me vjehrrin, me vjehrrin. Unë kam jetuar gjithë kohën me familjen time dhe tani nga një familje kam kaluar në një familje tjetër, jam shumë e lumtur për këtë.”- tha modelja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49220 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE