Gjyshja e Dea Mishel theu rregullat e BBV duke i dhënë një letër fshehurazi? Rrjeti shpërthen me komente. Ja çfarë thonë familjarët

vovalbania March 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjyshja e Dea Mishel theu rregullat e BBV duke i dhënë një letër fshehurazi? Rrjeti shpërthen me komente. Ja çfarë thonë familjarët

Big Brother VIP është ndër formatet më të ndjekura në vendin tonë dhe jo pak herë veprimet e banorëve bëhen temë diskutimi në rrjet.

Një prime padyshim me komente nga më të ndryshmet doli të ishte edhe ai i natës së kaluar pasi Dea Mishel u vendos para “Kutisë së Pandorës”.

“Vëllai i Madh” i dha mundësinë të takonte gjyshen e saj që e priste në oborr. Ndërsa përpos saj edhe Keisi u takua me gjyshin e saj dhe Armaldo takoi gjyshe Rozën që e ka përmendur shumë brenda shtëpisë.

Por një veprim që ngjalli komente ishte momenti kur DeaMishel po takonte gjyshen e saj dhe ajo i dha diçka që dukej si një letër, dhe kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me komente.

Por nuk ka munguar as reagimi i familjarëve të Deas të cilët në një postim në instastory shkruajnë se “fasoleta e gjyshes u bë lajmi i mbrëmjes”, duke treguar kështu se nuk ka pasur thyerje rregullash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE