Ish-e dashura menaxhon Instagramin e Luizit? Flasin shokët e tij

vovalbania March 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fansat ia arrijnë qëllimit! Luizi shikon rekordet që ka thyer në rrjetet sociale, mbetet i shokuar

Disa deklarata të Luizit kanë ngjallur dyshime në rrjet dhe lidhen me jetën e tij personale.

Ai ka thënë se Instagrami i tij menaxhohet nga një mikeshë me emrin Jurgena. Dhe së fundmi, deklaroi se ish-e dashura e tij e fundit e ka pasur emrin Gena. Kjo bëri që të ngriheshin disa pikëpyetje nëse Jurgena dhe Gena janë i njëjti njeri.

Për të folur rreth kësaj, ishin të ftuar sot në “Big Brother Fans Club” dy miqtë e tij Joni dhe Mario.

Joni tha se Jurgena është mikesha e tij, të cilën e ka takuar një herë në fillim por më pas nuk janë takuar më. Ndërsa ish-të dashurën e Luizit tha se nuk e njeh.

“Jurgena është shoqja e Luizit, që menaxhon Instagramin e Luizit. E kam takuar në fillim, por tani nuk e kam takuar më. Gena, ish-e dashura, nuk e di kush është.”-tha ai.

Mirëpo, është vënë re se Jurgena nuk i ndjek dy miqtë e tij në Instagramin e Luizit. Pse?

“Nuk e di pse nuk na ndjek. Ndoshta nuk kemi të njëjtat mendime për menaxhimin e Instagramit.”-tha Joni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE