Eksperti i sigurisë zbulon informacione të reja: Sulmi me armë në “Don Bosko” nga amatorë, ja pse doli në skenë Vis Martinaj

vovalbania March 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eksperti i sigurisë zbulon informacione të reja: Sulmi me armë në “Don Bosko” nga amatorë, ja pse doli në skenë Vis Martinaj

Fatjon Softa, ekspert i sigurisë, i ftuar në një studio televizive thotë se personat që kryen sulmin me armë në lokalin e Fatjon Muratit në “Don Bosko” ishin amatorë për nga mënyra si vepruan.

Ai foli edhe për daljen në skenë të emrit të Ervis Martinaj, që për policinë e shtetit vijon të jetë një person i zhdukur.

Softa: Ngjarja e “Don Boskos” pati vëmendje të veçantë nga policia dhe media. Është herët për të thënë kush ka qenë objektivi. Përplasjet mes grupeve janë për shkak të interesave, hakmarrjeve, zonave të influencës dhe ekonomisë së tyre. Martinaj u përmend sepse Fatjon Murati është personi që është thirrur në Prokurori si person që mund të kishte dijeni për masakën në mbikalimin e Fushë Krujës. Këtu fillon lidhja. Personat në atentat janë amatorë dhe të paguar, veprimet në atë objekt janë të nxituara. Shkova mbrëmë për ta parë. Objekti është i ekspozuar, me xhama, me shkallë. Mënyra e të qëlluarit nuk ka qenë për ekzekutim. Ajo që mungon për ta evidentuar kanë qenë kamerat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE