“Ik largohu, më gënjeve”/ Keisi përplaset me Kristin, çfarë ndodhi mes çiftit?

vovalbania March 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ik largohu, më gënjeve”/ Keisi përplaset me Kristin, çfarë ndodhi mes çiftit?

Kristi dhe Keisi janë çifti i dytë që u krijua në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Së fundmi ata patën një debat me njëri-tjetrin ku shkak u bë një veprim i Kristit të cilin modelja nuk e pëlqeu aspak.

Shkak u bë vizatimi që ai kishte bërë për Oltën në kuzhinë. Sipas tij, aktorja i kishte kërkuar ta vizatonte por kur Keisi e kishte pyetur se cila ishte vajza që kishte vizatuar, Kristi i tha se ishte ajo.

Por modelja kishte dalluar shkronjën “O” që ai kishte shkruajtur anash pikturës duke lënë të kuptohej se vizatimi ishte për Oltën.

Pasi u largua aktorja, këngëtarja i kërkoi shpjegim Kristit se cila ishte arsyeja që e gënjeu dhe më pas i kërkoi që të mos i fliste më dhe t’i qëndronte larg saj, ndërkohë që Kristi po përpiqej ta qetësonte partneren e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE