Skenar për të favorizuar Oltën? Luizi zbulon ultimatumin e produksionit për të mbajtur bluzën dhe tregon si e largoi Kiarën

vovalbania March 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skenar për të favorizuar Oltën? Luizi zbulon ultimatumin e produksionit për të mbajtur bluzën dhe tregon si e largoi Kiarën

Luizi ka zbuluar dje në një bisedë me Oltën ultimatumin e vendosur nga produksioni për të qëndruar në një bluzë me Oltën edhe pse ai nuk ndihej mirë.

Teksa debatonin në oborr, ai u shpreh se një person që qëndron në krye të produksionit (duke nënkuptuar një nga motrat Hoxha) i ka dhënë urdhër të prerë për të mos e hequr bluzën. Luizi theksoi se po të mos ishte për këtë urdhër do e kishte hequr me kohë këtë bluzë.

Nga ana tjetër Olta për disa herë me radhë u përpoq me anë të mimikave t’i kërkonte ta ndërpriste këtë muhabet duke thënë se nuk është diçka që mund të diskutohet jashtë dhomës së rrëfimit.

“Kur kam qenë unë në pikën më të dobët më ke futur këmbën në fyt, me më zhytur më poshtë. Bashkë me Amosin dhe Dean. Këto filmat, hi syve mund t’i hedhësh njerëzve, publikut, duke thënë se unë e du e unë ashtu. Si unë, si ti nuk kishim b*thë me hequr bluzën se na erdhi kush na erdhi dhe na dha urdhër të prerë që nuk hiqet bluza. Unë e kisha hequr në sekonda atë bluzë se nuk të duroj afër si nuk më duron edhe ti. Kiara flet me zemër, unë flas me tru”, tha Luizi.

Situata u duk sikur u kthye në favor të Oltës, pasi ajo arriti të marrë disa komente positive nga publiku duke treguar përkujdesje ndaj Luizit ndërkohë që Kiara ka marrë disa sulme në rrjet për shkak të indiferencës së saj.

Por duket se situata paska qenë ndryshe. Luizi zbuloi dje në dhomën e grimit se Kiara i kishte shkuar disa herë për ta pyetur si është por ka qenë ai që e ka larguar duke theksuar se kur është në atë gjendje nuk do të flasë me asnjë njeri./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE